
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në qytetin e Mitrovicës, ku një burrëdyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një familjareje së tij, shkruan Mitropol.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës, ndërsa menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion si të dyshuarin ashtu edhe viktimën.
Sipas Policisë së Kosovës, të dy palët janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dhunës në familje, duke theksuar se institucionet janë të përkushtuara për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e rasteve të tilla që cënojnë rendin familjar dhe sigurinë publike./Mitropol/







