
Mbrëmjen e kaluar, punishtja e urës së re të këmbësorëve mbi lumin Ibër u vërshua nga uji, duke shkaktuar dëme të mëdha aty, shkruan Mitropol.
E një lloj parashikimi lidhur me atë urë, e ka dhënë muaj më parë ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ai tha se nuk është ekspert i ndërtimit të urave, por i ka dilemat e tij.
“Në të ardhmen, uroj që jo por në të ardhmen mundet me paraqit rrezik që me u shndërru në shkaktar të vërshimeve në Mitrovicë. Uroj që kurrë të mos ndodhë”, tha Hamza.







