Medi
02LAJME

Ferit Idrizi merr mbështetje masive edhe në Stanoc të Poshtëm

Kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi ka grumbulluar numër të madh mbështetësish edhe në Stanoc të Poshtëm pas Stanocit të Epërm.

Aty ai tha se u pritën me ngrohtësi dhe me një frymë të jashtëzakonshme bashkimi.

Premium Store

“Banorët ndanë me ne ide, vlerësime dhe shumë energji pozitive për rrugëtimin që kemi nisur bashkë. Besimi dhe mbështetja nga qytetarët po rriten çdo ditë e më shumë dhe kjo na jep forcë për të vazhduar punën me përkushtim edhe më të madh.”, shkroi Idrizi.

“Faleminderit Stanoc i Poshtëm për pritjen dhe besimin tuaj të palëkundur!”, tha ai.

Active 1