Pellini
02LAJMELAJMI YT

Masat e reja anti-covid që hynë në fuqi sot nuk vlejnë për Agim Bahtirin merr pjesë në një dasëm

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, duket se nuk i bëhet vonë për masat e reja që i ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës kundër pandemisë Covid-19, raporton Mitropol.

Masat e reja të cilat hyjnë në fuqi që nga dita e sotme parashohin ndalimin e ahengjeve familjare dhe dasmave, edhe atyre me numër të vogël të të pranishmëve, mirëpo një vendim i tillë nuk vlen për të parin e komunës, Agim Bahtirin, i cili po merr pjesë në një dasëm që po zhvillohet diku në Mitrovicë.

Weelnes

Lexuesit e Mitropol, që ishin të pranishëm në atë dasmë kanë dërguar foto të Kryetarit Bahtiri, duke njoftuar se i pari i Komunës po merr pjesë në këtë aheng familjarë.

Shkelja e masave nga pushtetarët përqon mesazh negativ tek populli, dhe si dukuri duhet ndaluar, prandaj lexuesit e Mitropol që dërguan edhe fotografinë presin që i pari i komunës ta marrë denimin për shkeljen e masave të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilën udhëheq partia pjesë e të cilës është edhe Agim Bahtiri. /Mitropol/

Koha