Dukato 2
KOSOVË

E shiti shtëpinë në Francë, për të ndërtuar shtëpinë e Zotit (xhaminë) në Prizren

Para se t’i mbushte 20 vjeç, Bilall Likaj nga Lubeqeva e Prizrenit mori rrugën për në Francë. Jetoi atje plot shtatë dekada. Para pesë muajsh, në moshën 88 vjeçare, u kthye në vendlindje i vetëm, por me zemrën plot.

Active

Ky burrë i urtë, që sot i afrohet të 90-tave, i ka dhuruar Bashkësisë Islame 7 ari truall në Prizren dhe me mjetet e veta e ndërtoi xhaminë që sot njihet si Xhamia “Bilali” – një nga më të bukurat e qytetit.

Shumëkush e njeh edhe si “xhamia e gurit”, për shkak të hijeshisë dhe mjeshtërisë së ndërtimit.

“Kam punuar në rini, bleva një shtëpi në Francë… e më pas e shita për të ndërtuar xhaminë. Në atë xhami e kam lënë shpirtin.”, tha plot emocion Likaj./Mitropol/

Weelnes