
Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi mbrëmjen e sontme u mirëprit nga familja Rashica, shkruan Mitropol.
Idrizi aty mori mbështetje të madhe për çka edhe u shpreh mirënjohës.
Postimi i plotë:
Kjo ditë me shumë aktivitete, u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, në familjen e respektuar Rashica.
Kënaqësi e madhe mikpritja e jashtëzakonshme që kemi gjetur gjithmonë në secilën familje në Vushtrrinë tonë.
Pritjet më të ngrohta, muhabetet më të sinqerta, e forca jonë më e madhe janë secila derë e hapur me mirësinë më të madhe nga qytetarët tanë.
Faleminderit nga zemra. Përjetësisht mirënjohës!







