Ferit Idrizi pret në zyre ish-deputetin e Guxo-s, Nasuf Bejtën, i ndanë mirënjohje pas pensionimit

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi so ka pritur në takim në zyren e tij, ish-deputetin e Guxo-s, Nasuf Bejtën.
“Sot pata kënaqësinë e veçantë që të pres në takim mikun tim, Nasuf Bejtën, i cili së fundmi festoi ditëlindjen dhe tashmë po mbyll një kapitull të gjatë të jetës së tij profesionale.”, tha Idrizi.
Me këtë rast Idrizi i ndau mirënjohje për kontributin e çmuar dhe përkushtimin shumëvjeçar në fushën e arsimit, për edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja me dije, vlera dhe dashuri për atdheun. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë.
“Urime, Nasuf, dhe faleminderit për gjithçka që ke bërë për brezat e rinj dhe për të gjithë Vushtrrinë!”, shkroi Idrizi për fund./Mitropol/







