Dukato 2
02LAJMESPORT

KB Trepça përballet sot me PAOK-un nga Greqia në kuadër të FIBA Europe Cup

Klubi i Basketbollit Trepça do të zhvillojë sot një ndeshje të rëndësishme në kuadër të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me skuadrën greke PAOK. Takimi do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Nga klubi mitrovicas kanë bërë thirrje për mbështetje të madhe nga tifozët, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe përkrahjes për ekipin.

Premium Store

“Për ngjyrat gjelbër e zi që i mbajmë me krenari, për qytetin tonë, për shtetin dhe kombin tonë shqiptar. Zëri yt bën diferencën! Kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm. Mos mungo. Le të japim gjithçka për Trepçën dhe krenarinë tonë,” thuhet në njoftimin e klubit.

KB Trepça ka njoftuar gjithashtu se biletat për ndeshjen dalin në shitje nga ora 12:00, në Fan Shopin zyrtar të klubit.

Koha