Premium Store
KOSOVËLAJME

Reagon familja e Agron Zenelit: Agroni i shtrirë në spital në situatë të vështirë, vëllai i Faton Pecit po e godet me faqe propaganduese

 

Familja e Agron Zenelit ka reaguar publikisht pas disa publikimeve në disa faqe të shfaqura gjatë fushatës, për të cilat thotë se janë tendencioze dhe të pavërteta, duke u bërë në dëm të dinjitetit të Agron Zenelit, i cili, sipas familjes, aktualisht ndodhet jashtë vendit, nën kujdes mjekësor intensiv.

Aurora Group

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se disa faqe, si Zëri i Mitrovicës, Ora dhe faqe të tjera, kanë shpërndarë foto e video të marra pa leje nga profili personal i Zenelit në Facebook, të cilat janë përdorur për qëllime politike.

“Në emër të Familjes Zeneli, ndjejmë nevojën të reagojmë ndaj disa publikimeve të fundit në portale të ndryshme, përfshirë Zëri i Mitrovicës, Ora dhe disa faqe të tjera mediatike, të cilat sipas informacioneve tona menaxhohen nga z. Valon Peci, vëllai i kandidatit për Kryetar të Mitrovicës, z. Faton Peci,” – thuhet në reagim.

Familja Zeneli sqaron se Agron Zeneli nuk ndodhet në Kosovë që nga fundi i gushtit, pasi po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë takimi apo ngjarjeje politike të përmendur në publikimet e fundit.

“Fotot dhe videot që po qarkullojnë janë të vjetra, gati një vit më parë, dhe nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë fushatë politike,” – thuhet më tej në reagim.

Familja ka kërkuar nga portalet dhe individët përgjegjës të ndalojnë menjëherë shpërndarjen e materialeve të pavërteta, duke bërë thirrje për respekt të privatësisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Ne si familje dënojmë fuqishëm keqpërdorimin e imazhit të babait tonë për qëllime politike apo përfitime personale.
Familja jonë beson në Zot, në punë, në të vërtetën dhe në dinjitet,” – përfundon reagimi i nënshkruar nga Familja Zeneli.

Weelnes