Active 2
KOSOVËLAJME

Sveçla nga vendi ku u kidnapua qytetari serb: Është rrëmbyer si kundërshtar i Listës Serbe

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka inspektuar pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua qytetari serb shtetas i Republikës së Kosovës, Milan Vukashinoviq, shkruan Mitropol.

Premium Store

Sveçla tha se Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe.

“Apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që të shtoj presionin dhe ndërmarrë masa ndaj shtetit serb, në mënyrë që që ndëshkojë këtë sjellje destabilizuese por edhe të parandalojë situata të tjera të cilat do të ngrisnin tensione në rajon”, tha Sveçla.

Postimi i plotë:

Sot inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë, Milan Vukashinoviq.

Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe. I njejti pas plagëve të marra po trajtohet në spitalin e Nishit në Serbi.

Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviq ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj.

Institucionet tona po vazhdojnë me hetime intenzive në zbulimin e të gjithë rastit dhe akterëve të përfshirë në të dhe në momentin e parë do të sillen para përgjegjësisë, si dhe do të merren masa për të i’u kundërvënë sjelljeve kriminale e destruktive të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës.

Apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që të shtoj presionin dhe ndërmarrë masa ndaj shtetit serb, në mënyrë që që ndëshkojë këtë sjellje destabilizuese por edhe të parandalojë situata të tjera të cilat do të ngrisnin tensione në rajon.

eKiosk