
Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri sot është mirëpritur në zyret e kompanisë së ndërtimit “Aurora Group”, shkruan Mitropol.
Tahiri tha se “Aurora Group” është shembull i bizneseve të sukesshme.
Postimi i plotë:
Puna jep gjithmonë rezultate. “Aurora Group” dhe mbi 100 punëtorë të saj janë shembuj të punës në Mitrovicë.
Suksesi i bizneseve lokale është suksesi i qytetit tonë.
Faleminderit për mikpritjen, Valdet! 🙏






