Medi
02LAJME

Tubimi përmbyllës, Idrizi: Të jem kryetari i qytetit tim është nderi më i madh i jetës sime

 

Mbrëmjen e sontme në Vushtrri kandidati oër kryetar komune nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës, ku edhe mori përkrahje të jashtëzakonshme, shkruan Mitropol.

Premium Store

Idrizi tha se sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plot besim në të ardhmen.

Postimi i plotë:

Sonte Vushtrria tregoi edhe një herë se është e bashkuar, e fortë dhe plot besim në të ardhmen që po ndërtojmë së bashku.

Energjia dhe përkrahja që ndjeva në këtë tubim përmbyllës janë dëshmia më e mirë se puna jonë, përkushtimi dhe bashkëpunimi me qytetarët kanë lënë gjurmë.

Faleminderit nga zemra secilit prej jush për besimin, respektin dhe përkrahjen.

Të jem kryetari i qytetit tim, i çdo qytetari të Vushtrrisë, është nderi më i madh i jetës sime. 💙🤍

Active 1