Premium Store
02LAJME

Profesorja e Fakultetit të Studimeve Islame, Dr. Besa Ismaili, shpreh mbështetjen për Arian Tahirin: Ai njeh çdo cep të qytetit dhe çdo zë të njerëzve që duan ndryshim

 

Profesorja në Fakultetin e Studimeve Islame, Dr. Besa Ismaili, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahirin.

Premium Store

Në një postim ajo ka theksuar se për qytetin e saj të lindjes dhe të zemrës ndihet e nderuar që kandidati për qeverisjen e Mitrovicës është pikërisht Arian Tahiri.

Sipas saj, Tahiri nuk është nga ata që flasin shumë, por nga ata që veprojnë, duke mos kërkuar lavdi personale, por një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Dr. Ismaili ka theksuar se Tahiri e njeh çdo cep të qytetit dhe çdo zë të njerëzve që duan ndryshim, prandaj ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës të dalin në votime dhe ta mbështesin kandidatin Arian Tahiri.

Active