Medi
02KOSOVËLAJME

“Kjo është ‘Banjska 2’”- Avokati publikon pamjet e veturës së Vukashinoviqit të rrëmbyer nga Serbia

Avokati Ivan Niniq ka publikuar në llogarinë e tij në X foto të makinës së shkatërruar të Milan Vukashinoviqit nga Leposaviqi, i cili u plagos nga forcat e xhandarmërisë serbe fundjavën e kaluar në rrethana të paqarta pranë fshatit Jelakce, dhe u transferua në një spital në Nish.

Niniq tha se “Vukashinoviq është qëlluar nga një plumb serb, si një kafshë”.

Dukato 1

Së bashku me këto pretendime, ai bashkëngjiti edhe foto të veturës së shkatërruar që i përkiste Vukashinoviqit, teksa bëri thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që të reagojë pasi, sipas tij, “kjo është Banjska 2”.

“Vetura e Milanit, e cila u shkatërrua gjatë sulmit ndaj tij, u gjet sot! I bëj thirrje EULEX-it dhe KFOR-it të kryejnë një hetim në vendngjarje, por komunitetit ndërkombëtar të reagojë, sepse kjo është ‘Banjska 2’”, tha avokati Niniq.

Koha