
Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza bashkë me familjen ka shfrytëzuar sot të drejtën e votës.
“Ftoj të gjithë mitrovicasit të dalin në votim. Kontributi për qytetin është nder i veçantë. Votoni dhe vendosni për Mitrovicën!”, shkroi ai.
Postimi:
Bashkë me Remën, Doruntinën, Djellzën dhe Ensarin votuam në këtë ditë shumë të rëndësishme për qytetin tonë.
Përgëzoj qytetarët për një proces të qetë e demokratik dhe për këtë fushatë të veçantë që po e jetojmë si qytet.
Ftoj të gjithë mitrovicasit të dalin në votim. Kontributi për qytetin është nder i veçantë.
✅ Votoni dhe vendosni për Mitrovicën!







