Behramaj: Vajza e prokurorit të ri që sot dha urdhër të numërohen votat e punësuar nga Faton Peci

Analisti Adil Behramaj ka publikuar një dokument me të cilin pretendon se vajza e prokurorit të ri të caktuar në rastin e dyshimeve për keqpërdorime të votave në Mitrovicë është e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë nga Faton Peci.
Ai ka shkruar se ky është një rrjet kriminal dhe se prokurori është vegël e tyre dhe kjo është situatë me konflikt interesi.
Postimi i plotë:
Valla bre rrjet kriminal ishin. Qy tash, Faton Peci ia paska punësuar vajzën edhe këtij prokurorit të ri, Sahit Tmavës, që sot lëshoi urdhëresë në Mitrovicë. Aida Tmava Shabani qenka vajza e tij.
Do të thotë edhe ky prokuror është vegël e tyre.
Koha me ecë prej aty edhe prokurori Sahit Tmava, konflikt interesi! :))









