Medi
KOSOVËLAJME

Me sa vjet burgim mund të dënohet Rozeta Hajdari, sipas Kodit Penal të Kosovës?

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Rozeta Hajdari, ministrja në detyrë e Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për keqpërdorim të buxhetit të Kosovës me dëm prej  2,912,134.78 euro.

Sipas Prokurorisë, Hajdari bashkë me dy të pandehurit e tjerë I.L dhe H.G, akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

Dukato 1

Sipas Prokurorisë, ata akuzohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kur një person zyrtar akuzohet për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, mund të dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Neni i plotë i Kodit Penal për këtë vepër penale:

Kurse për veprën tjetër penale të cilën akuzohet Hajdari, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, sipas Kodit Penal,  i bie që kur një personi zyrtar i cili pa autorizim kumton, dërgon ose në ndonjë mënyrë tjetër i vë në dispozicion personit tjetër informatën që përbën fshehtësi zyrtare ose siguron informatën e tillë me qëllim që t’ia përcjellë ndonjë personi të paautorizuar, dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në tre vjet.

Neni i plotë i Kodit Penal për këtë vepër penale:

Prokuroria tutje ka pohuar se të pandehurit R.H., I.L dhe H.G. akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M.

Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore. /Klankosova

Active 1