Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Vjosa Osmani rrethohet nga zyrtarë të lartë ushtarakë nga mbi 30 akademi ushtarake

Vjosa Osmani rrethohet nga gjeneralë, kolonelë e oficerë tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.

Ata po vizitojnë Kosovën me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA) i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Premium Store

“Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.”, tha Osmani.

“Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”, u shpreh mes tjerash ajo.

Dukato 1