Hajdari implikon AKI-në në rastin e rezervave shtetërore: Sipas udhëzimeve të tyre, hapëm grup në WhatsApp

Ministrja në detyrë e Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka implikuar edhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, AKI-në, në rastin e rezervave shtetërore.
E pyetur se si një person privat si Ridvan Muharremi, kishte qasje në WhatsApp, ajo tha:
“Para se të krijojmë komunikime me operatorët ekonomik, MINT ka konsultuar një institucion përkatës për mbrojtjen e informacioneve të klasifikuara, më saktë AKI.
Në bazë të konsultimeve dhe rekomandimeve nga AKI, kanë fillu dy procese, një proces ka qenë se nëse është situata urgjente, të shkoni me procedurë të shpejtë me rekomandimet që ka dhënë AKI.
Pastaj të filloni me proceduren më afatgjatë, të pajisen edhe zyrtarët që s’kanë ceritifikatë sigurie, të pajisen me të.
Asnjë operator ekonomik që ka pasë kontakte, komunikime, negocime me Komisionin e Ministrisë për blerjen e rezervave shtetërore, nuk ka krijuar grup në WhatsApp pa nënshkruar dokumente të AKI-së. pra jemi sipas udhëzimeve të AKI-së për të ruajtur sekretin shtetëror”, tha ajo.








