
Kryetari i Mitrovicës njëherit kandidati për kryetar të PDK-së, Bedri Hamza, përmes një statusi publik i doli në mbështetje protestës që do mbahet të dielën në Strasburg, shkruan Mitropol.
Ai tha se asnjë proces dhe asnjë raport nuk do të lejojnë që ta njollosë luftën çlirimtare dhe të shtrembërojë historinë tonë.
Postimi:
Këtë të diel, lufta e lavdishme e UÇK-së dhe e vërteta jonë mbrohet në Strasburg.
Asnjë proces dhe asnjë raport nuk do të lejojmë që ta njollosë luftën çlirimtare dhe të shtrembërojë historinë tonë.
Jemi pranë kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe mbështesim protestën e tyre paqësore. Po ashtu, qëndrojmë krah liderëve tanë të luftës dhe paqes, të cilët vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë.
Kosova nuk ka heronj për të sakrifikuar!







