Medi
02KOSOVËLAJME

Mitrovicasi gjuan me pushkë nga ballkoni i shtëpisë, shoqërohet nga Policia në stacion

Një incident i pazakontë ka ndodhur të hënën paradite në Mitrovicë, ku një banor ka raportuar në polici se një person kishte shtënë me armë nga ballkoni i shtëpisë së tij. Rasti është evidentuar dje, më 17 nëntor 2025, rreth orës 10:20, dhe ka shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Sipas raportit policor, ankuesi ka njoftuar autoritetet pasi kishte dëgjuar të shtëna dhe kishte vërejtur të dyshuarin duke përdorur armën nga ballkoni. Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të verifikuar situatën.

Medi

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë, e cila dyshohet se është përdorur për të shtënë. Për fat të mirë, nga incidenti nuk raportohen persona të lënduar dhe as dëme materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa pas konsultimit me prokurorin e rastit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Active