Albert Shabanit nuk i pëlqen urimi i Kurtit ndaj Bedri Hamzës: E “mëson” se çka duhet të veprojë Kurti

Propagandisti i Vetëvendosjes nga Drenica, Albert Shabani, ka reaguar pas urimit që kryeministri Albin Kurti i bëri Bedri Hamzës për zgjedhjen si kryetar i PDK-së.
Shabani u shpreh se një bashkëpunim eventual i Kurtit me PDK-në do të ishte “goditje nën brez” për përkrahësit e tij në Kosovë dhe diasporë. Ai theksoi se e mbështet Kurtin vetëm kur ai qëndron kundër kësaj partie, ndërsa bashkëpunimin e tij me të e konsideron të papranueshëm.
Në komentin e tij, Shabani i bëri thirrje kryeministrit që të mos “e hedhë poshtë mundin” e mbështetësve të tij dhe të mos ndërmarrë hapa drejt koalicionit me PDK-në.







