
Pas urimit nga kryeministri Albin Kurti, edhe Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shprehur urimet e tij për Bedri Hamzën, i cili u zgjodh si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në një mesazh të shpërndarë për mediat, Haradinaj ka shprehur vlerësimin për Hamzën dhe ka ofruar bashkëpunim për të promovuar interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës.
“I nderuar z. Bedri Hamza,
Ju uroj për zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës! Ju uroj suksese në mandatin tuaj dhe ju ofroj bashkëpunim, në emër të Aleancës dhe timin, për interesat e qytetarëve dhe të mirën e Kosovës,” ka shkruaj Haradinaj.








