Aurora Group
KOSOVËLAJME

Zbulohet municion në Jarinjë

Zyrtarë të Doganës së Kosovës, gjatë ditës së sotme, kanë zbuluar një sasi të municionit në Jarinjë.

Gjatë kontrollit rutinë të një automjeti që po hynte në Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dy pako me municion gjuetie në çantën e pasagjerit, ndonëse paraprakisht i njëjti kishte mohuar se posedonte ndonjë gjë për deklarim.

Premium Store

Municioni i gjetur përfshinte fishekë gjuetie të kalibrave të ndryshëm dhe duke qenë se bëhet fjalë për mallra të ndaluara, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore.

Active