Medi
02LAJME

Prokuroria në Mitrovicë mban ligjëratë vetëdijësuese për trafikimin e qenieve njerëzore në shkollën ekonomike

 

Prokurorja koordinatore për veprat penale kundër trafikimit me qenie njerëzore në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Fetije Bajrami, ka zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hasan Prishtina”, shkruan Mitropol.

Active

Gjatë kësaj ligjërate, së bashku me mbrojtësen e viktimave dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, nxënësit u informuan rreth konceptit të trafikimit me qenie njerëzore, mënyrës së trajtimit të këtyre rasteve dhe mbështetjes institucionale që u ofrohet viktimave, përfshirë procesin e riintegrimit të tyre.

Po ashtu, nxënësve iu sqaruan edhe disa vepra penale me të cilat ata mund të përballen në jetën e përditshme, si Ngacmimi, Ngacmimi seksual, Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge, si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Në përmbyllje të aktivitetit, ligjëruesit iu përgjigjën pyetjeve të nxënësve, duke theksuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe informimit të hershëm.

Dukato 1