Aurora Group
KOSOVËLAJME

LDK akuzon Vetëvendosjen për papërgjegjësi dhe abuzim me institucionet: Nuk marrim pjesë në seancën e orës 11:00

 

Pas caktimit të seancës për formimin e Qeverisë së re nesër, LDK kanë dalur me një komunikatë për media, shkruan Mitropol.

Active 1

Në komunikatë Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan, mënyrës së papërgjegjshme me të cilën Lëvizja Vetëvendosje po tenton të përdorë institucionet e vendit për qëllime të saja politike.

Sipas LDK-së, vendi prej tetë muajsh po mbahet në pasiguri politike nga të njëjtët që tani paraqitin urgjencë një proces që sipas partisë e kanë zvarritur vetë. Ata rikujtojnë edhe zvarritjen 15-ditore të mandatarit “pa numra”, një proces për të cilin thonë se ka qenë i humbur që në fillim dhe i shfrytëzuar vetëm për propagandë.

LDK thekson se po të kishte pasur vullnet për krijimin e shumicës parlamentare, konsultimet do të ishin bërë me kohë dhe me të gjitha subjektet politike. Sipas kësaj partie, qëllimi i Vetëvendosjes nuk ka qenë krijimi i shumicës, por prodhimi i materialit elektoral dhe mbajtja peng e vendit.

Partia njofton se nuk do të marrë pjesë në seancën e paralajmëruar për orën 11:00, ku në rend dite janë marrëveshje ndërkombëtare, kredi dhe projektligje buxhetore, duke theksuar se këto kërkojnë proces serioz dhe jo “improvizime që shpërfillin rregulloren”.

LDK bën të ditur se do të marrë pjesë vetëm në seancën e orës 14:00, pasi të pranojë ftesën zyrtare dhe rendin e ditës për çështjen e mandatarit, duke theksuar se ky veprim është në përputhje me vlerat dhe besimin e votuesve të saj.

Active