Hamza për dëshminë e Clark: Riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar lidhur me dëshminë e gjeneralit Wesley Clark në Gjykatën Speciale, shkruan Mitropol.
Hamza tha se dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme.
Postimi i plotë:
Gjenerali Wesley Clark, si dëshmitari i fundit në Gjykatën Speciale, ia dha këtij procesi të padrejtë një fund të fuqishëm. Dëshmia e tij riktheu fokusin te faktet dhe te parimi se liria e popujve është e patjetërsueshme.
Narrativat e rreme ranë. Historia nuk rishkruhet.
Liderët tanë të luftës dhe paqes së shpejti do të kthehen krenarë, mes familjeve dhe popullit të tyre, mes nesh në Kosovë.








