Premium Store
KOSOVËLAJME

IKD: Seanca e sotme cenon rendin kushtetues dhe juridik si dhe procedurat parlamentare në Republikën e Kosovës

 

IKD ka paralajmëruar për shkelje të rënda kushtetuese dhe procedurale në legjislaturën e 9-të të Kuvendit, duke theksuar se seanca e jashtëzakonshme e thirrur sot përpara zgjedhjes së Qeverisë është proceduar në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren.

Active

Sipas IKD-së, përpjekja për formimin e komisioneve parlamentare pa u konstituar Qeveria cenon rendin demokratik, pasi ende nuk janë të qarta balancat qeveri–opozitë.

Organizata kujton se komisionet, sidomos ato mbikëqyrëse, formohen vetëm pasi të jetë zgjedhur Qeveria.

IKD kërkon që mandatarit Glauk Konjufca të thërrasë urgjentisht takim me partitë parlamentare për të arritur marrëveshje për një Qeveri teknike, që do të zgjidhte çështjet urgjente buxhetore dhe institucionale.

Në të kundërtën, IKD paralajmëron se devijimet aktuale rrezikojnë të dëmtojnë rëndë rendin kushtetues dhe funksionimin e demokracisë.

Dukato 1