Medi
KOSOVËLAJME

Bedri Hamza takimin e parë si kryetar i PDK-së e zhvillon me zyrtarët amerikanë: Vendit i nevojitet stabilitet, zhvillim ekonomik dhe forcimi i partneriteteve strategjike

 

Kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka nisur mandatin e tij me një takim me Zëvendës Ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor strategjik i vendit.

Active

Hamza ka deklaruar se PDK-ja do të vazhdojë të mbetet forcë konstruktive politike dhe se ai do të ndjekë parimin e dialogut, bashkëpunimit dhe kompromisit. Ai theksoi se vijat e kuqe të partisë janë të pandryshueshme: respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Sipas tij, çdo veprim që cenon këto parime është i papranueshëm, ndaj PDK-ja nuk mori pjesë në seancën e parë të Kuvendit.

Duke folur për situatën aktuale politike, Hamza u shpreh se zgjedhjet e reja janë zgjidhja më e drejtë për të dalë nga kriza, duke vlerësuar lart mbështetjen e SHBA-së në proceset që po kalon Kosova.

Ai theksoi se vendit i nevojitet stabilitet, zhvillim ekonomik dhe forcimi i partneriteteve strategjike.

Active