Active 2
LAJME

Vëllai burgim të përjetshëm, motra pesë vite – Dënimet që gjykata i vendosi për familjarët e boksierit Besar Nimani

Gjykata e Lartë e Bielefeldit në Gjermani ka shpallur një vendim të rëndë dënues për familjarët e boksierit të vrarë Besar Nimani. Vëllai i tij, Berat Nimani, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa motra e tij u dënua me pesë vjet burg.

Berati u shpall fajtor për tentativë vrasjeje dhe sulm ndaj familjes së personit që vrau boksierin kosovar, Besar Nimani. Gjykata vendosi një dënim më të ashpër se sa kishte kërkuar prokuroria.

Dukato 1

Siç raportojnë mediat gjermane, organi i akuzës kishte kërkuar 12 vjet burgim, por gjykata shpalli dënimin maksimal.

Vendimi u kundërshtua nga familjarët e të pandehurve që ishin prezentë në gjykim.

Prej kohësh familja kosovare kishte konflikt me familjen kurde, e cila u përshkallëzua në mars të 2024-tës, kur u vra boksieri Besar Nimani.

Active