Presidentja Osmani vlerëson tre fëmijët që kthyen portofolin e humbur: Shembull i jashtëzakonshëm ndershmërie

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim tre fëmijët që u bënë shembull i ndershmërisë në vend: Diar Terziun, Anik Terziun dhe Rajana Terziun, shkruan Mitropol.
Treshja kishte gjetur një portofol me para dhe e kishte dorëzuar në polici, duke treguar përgjegjësi dhe vlera të larta morale. Për këtë akt, presidentja u ka ndarë mirënjohje, duke theksuar se gjesti i tyre duhet të shërbejë si frymëzim për të gjithë fëmijët e Kosovës.
“Veprimi i tyre është një mesazh i qartë se ndershmëria dhe përgjegjësia qytetare fillojnë që në moshë të vogël”, ka deklaruar Osmani.








