Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Parashkollorët e “Migjenit” me veç një orë mësim në klasë të improvizuar, drejtoresha: Renovimi pritet të përfundoj para pushimit dimëror

Nxënësit e parashkollorës në SHFMU “Migjeni” po detyrohen të vijojnë mësimin në një klasë të vogël dhe të thjeshtë, për vetëm një orë në ditë.

Siç ka treguar prindi i një prej nxënësve për “Mitropol”, me këtë situatë po përballen si pasojë e mospërfundimit të renovimeve të shkollës me kohë.

Active 1

Prindi ka konsideruar se situata e tillë është maltretuese, si për nxënësit edhe për prindërit.

Për të kuptuar se si qëndron situata “Mitropol” ka kontaktuar me drejtoreshën e SHFMU “Migjeni”, Ardiana Gucatin.

Ajo tha se në klasën e parashkollorëve është paraparë të bëhet nivelizim i ri dhe linelium, vendosja e një shtrese të re të dyshemes, por për shkak se po vonon shumë procesi ajo tha se kanë kërkuar që thjeshtë të bëhet shtrimi i tehpisonit.

Gucati theksoi se marrëveshja dhe pritshmëritë nga kontraktori kanë qenë që punimet e asaj klase të bëhen më herët.

“Jam munduar maksimalisht. Kam bërë gjithçka që ka qenë në kompetencat e mija që gjithçka të shkoj sipas planit, por duke qenë se nga kontraktori është vonuar realizimi i procesit, jemi detyruar të bëjmë zgjidhje përkohësisht me një klasë të nxënësve të klasave 1-5.”, tha ajo.

Gucati tha se i gjithë renovimi i shkollës “Migjeni” parashihet të zgjas dy vite, por klasa për parashkollorët pritet të rregullohet para se të vij periudha e pushimit dimëror.

Weelnes