Active 2
02LAJME

Kjo është gjendja e minatorëve që u lënduan gjatë procesit të punës

Gjatë ditës së djeshme dy minatorë të kombinatit “Trepça” janë lënduar gjatë procesit të punës në horizontin e dhjetë, pasi një gomë e makinerisë ka shpërthyer.

Lajmi është konfirmuar për “Mitropol” nga Drejtori i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Gëzim Berisha.

Active

Berisha tha se dy minatorët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë trajtuar në Repartin e Oftamologjisë.

“Po, janë pranuar 2 pacientë me lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit në Repartin e Oftamologjisë janë liruar në shtëpi”, tha Berisha për “Mitropol”.

Premium Store