Premium Store
KOSOVËLAJME

Krijohen video të rreme me inteligjencë artificiale që pretendojnë ardhjen e mërgimtarëve më 28 dhjetor për të votuar Albin Kurtin

Sipas raportimit të hibrid info, më 23 dhe 24 nëntor dy faqe në Facebook kanë publikuar video ku shfaqej një person me mikrofon që intervistonte qytetarë mërgimtarë, të cilët pretendoheshin se do të vinin në Kosovë më 28 dhjetor për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në video, disa prej personave të paraqitur e lavdonin punën e Kurtit dhe deklaronin se do ta votonin kryeministrin në detyrë.

Active 1

Megjithatë, pas procesit të verifikimit, hibrid info ka konfirmuar se videot nuk janë të vërteta. Ato rezultojnë të jenë krijuar përmes inteligjencës artificiale dhe nuk pasqyrojnë deklarata apo situata reale.

Dukato 1