Aurora Group
KOSOVËLAJME

VENDIME NË KOHË ZGJEDHJESH – Kurti njofton se nga nesër rriten shtesat për fëmijë

Kur vendi është futur në krizë të thellë nga mungesa e buxhetit, Qeveria në detyrë ka vazhduar të marrë vendime për ndarjen e një pjese nga “kuleta” e shtetit.

Teksa, zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrohen, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se nga nesër do të aplikohen shtesat me rritje për fëmijë.

Active 1

Sipas tij, nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë.

“Një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
– një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
– një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.”, ka shkruar Kurti.

Koha