Premium Store
02KOSOVËLAJME

Talenti i rrallë: Harun Maloku, shembulli i shkëlqimit dhe kaligrafisë në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri

Në shënim të 117-vjetorit të Kongresit të Manastirit, i njohur si Kongresi i Alfabetit, Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri ka prezantuar një nga nxënësit më të dalluar të institucionit – Harun Malokun, nxënës i klasës XII-2.

Harun Maloku njihet për sjellje shembullore dhe rezultate të larta në mësime, ndërsa veçohet posaçërisht në lëndën e Gjuhës shqipe. Ai respekton me përpikëri rregullat e drejtshkrimit dhe spikat me aftësinë e tij të rrallë për bukurshkrim, duke e kthyer çdo fletore në një vepër arti të vërtetë të kaligrafisë.

Premium Store

Stafi i shkollës e cilëson Harunin si një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët, ndërsa talenti i tij në kaligrafi po vlerësohet si një pasuri e çmuar kulturore në kuadër të aktiviteteve për nder të alfabetit shqip.

Premium Store