
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se PDK-së i është bashkuar sot hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha.
Hamza tha se Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre.
Postimi:
Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha.
Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare.
Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK është shtëpia e tyre.
Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!








