
Sot janë kryer punimet për ndërrimin e shtyllës së rrymës në çerdhen “Dritë Dielli” në Shipol, shkruan Mitropol.
Në fotografitë e para që janë bërë me 8 tetor, shihet momenti kur shtylla ka lëvizur dhe është dëmtuar.
E sot, Komuna e Mitrovicës ka intervenuar dhe ka rregulluar shtyllën e cila rrezikonte nxënësit dhe qytetarët që kalonin aty pranë.







