Premium Store
KOSOVËLAJME

Bedri Hamza fton bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar: Le të jetë 28 dhjetori ditë feste

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza i ka ftuar bashkatdhetarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.

Hamza ka thënë se 28 dhjetori le të jetë ditë feste.

Active

“Ju ftoj të regjistroheni për të votuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Aplikimi është i hapur deri më 6 dhjetor. Mund të aplikoni në: https://diaspora.kqz-ks.org ose me postë, duke e dërguar formularin në adresën e KQZ-së në Kosovë. Zgjidhni vetë mënyrën e votimit, por ju mirëpresim të vini sa më shumë edhe në atdhe dhe ta ushtroni këtu të drejtën tuaj. Le të jetë 28 dhjetori ditë e festës dhe e fitores sonë të përbashkët!”, ka thënë Hamza.

Active