Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Vushtrriasi rrah gruan – gruaja në spital e ai në burg

Një incident i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Vushtrri, ku një grua ka përfunduar në trajtim mjekësor pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Rasti është raportuar rreth orës 21:55, ndërsa Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, njofton Mitropol.

Sipas njoftimit zyrtar, viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas sulmit që ka pësuar, ndërsa gjendja e saj shëndetësore nuk raportohet të jetë e rrezikshme për jetën. Burime nga spitali lokal bëjnë të ditur se trajtimi është kryer në kohë dhe se viktima është stabilizuar.

Active

I dyshuari, pasi është shoqëruar në stacion policor, ka kaluar në intervistim nga hetuesit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes, ku pritet të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore.

Dhuna në familje mbetet një nga problemet më të theksuara të sigurisë publike në vend, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për raportim të menjëhershëm të çdo rasti./Mitropol/

Active