Aurora Group
KOSOVËLAJME

Takim në Washington: Hamza siguron mbështetjen amerikane për Kosovën

 

Kryetari i PDK-së, Bedri Hmaza sot ka zhvilluar takim në Washington me me Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, shkruan Mitropol.

Medi

Hamza tha se qëllimi i këtij takimi ishte për ruajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë amerikane.

“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë.

Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.”, tha Hamza.

Active