
Besnik Muzaqi, pas tre vjet e gjysmë punë të pandërprerë, ka përfunduar memorizimin e plotë të Kuranit, duke u bërë hafizi i parë i Qendrës për Mësimin e Kuranit – KBI Vushtrri.
Lajmin e ka bërë të ditur hoxhë Veton Bunjaku, i cili tha se arritja e Besnikut është një bekim i madh dhe shembull se hifzi nuk është i rezervuar vetëm për hoxhallarë, por për çdo njeri të përkushtuar.
Përveç suksesit në hifz, Besniku është edhe Msc i ndërtimtarisë dhe një nga inxhinierët më të suksesshëm të qytetit.







