Vazhdon “kapja” e ndërmarrjeve nga VV-ja, motra e Armend Mujës në garë për një pozitë në Trepçës

Lëvizja Vetëvendosje ështe duke vazhduar “kapjen” e ndërmarrjeve publike.
Në prag të zgjedhjeve parlamentare motra e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, Adelina Muja Brahimi, i është futur garës për një vend pune në Minierën e Trepçës.
Muja Brahimi është listuar e para në listë për pozitën “Zyrtar i Shpenzimeve” në Trepça Sh.A.
Në garë me motrën e ish-deputetit të VV-së janë edhe dy kandidatë, Djellza Bajraktari dhe Flakrina Musliu.


Armend Muja përpos deputet është edhe shef i Degës së VV-së në Mitrovicë.







