Dukato 2
KOSOVËLAJME

“Sa do paguajmë ne si konsumues?”, ekspertja ngre pyetjet kyçe për bartjen e rrymës Maqedoni–Kosovë

 

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri ka publikuar të dhëna të rëndësishme rreth të ardhurave nga çmimet e kapaciteteve transportuese (Congestion Income) në linjën Maqedoni–Kosovë, duke ngritur një sërë pyetjesh të domosdoshme për transparencën në sektorin e energjisë.

Active

Sipas saj, të hyrat nga ky relacion kanë ndryshuar kështu ndër vite:

• 2021 – 1.2 milionë €
• 2022 – 4.5 milionë €
• 2023 – 3.3 milionë €
• 2024 – 4.3 milionë €
• 2025 – 17 milionë € (pa përfshirë dhjetorin)

Ndërkohë, në drejtimin e kundërt, Kosovë–Maqedoni, për vitin 2025 janë regjistruar vetëm 511 mijë euro shpenzime për bartjen e energjisë.

Këto luhatje dhe rritje të mëdha nxisin disa pyetje thelbësore, siç thekson Ymeri:

• Çfarë ka ndodhur gjatë viteve të fundit në këtë linjë transmetimi?
• Sa do të paguajnë konsumatorët për këto ndryshime?
• Sa mjete do t’i kushtojnë buxhetit importet për mbajtje të ngarkesës?
• Sa energji ka kaluar pa kosto në territorin e Kosovës dhe në çfarë periudhe?
• Sa ka përfituar Operatori i Transmetimit nga këto të hyra?

Dukato 1