Premium Store
KOSOVËLAJME

Denoncohet publikisht mërgimtari Ukë Lajçi që tha se “PDK-ja bëri më shumë krime se Serbia” – “ka qenë i lidhur me shërbimet serbe”

Ukë Lajçi, mërgimtar nga Qyshku i Pejës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është bërë pjesë e kritikave pas deklaratave të tij të fundit në rrjete sociale.

Sipas Gëzim Mustafës, i cili thotë së është bashkëfshatar i tij, Lajçi para disa viteve ka vënë në dispozicion të EULEX-it shtëpinë e tij, ku ky mision ndërkombëtar kishte qëndruar dhe kishte zhvilluar aktivitete hetimore që lidhen me akuzat ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Premium Store

Po ashtu, pretendohet se Lajçi ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe deri në vitin 1999, pretendim që, sipas tyre, është i njohur gjerësisht në komunitet.

Së fundmi, ai është përballur me reagime të shumta pas deklaratës së tij se “PDK ka bërë krime 100 herë më shumë se Serbia”, deklaratë e cila është konsideruar nga shumë qytetarë si ofendim i rëndë dhe relativizim i krimeve të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë.

Premium Store