Premium Store
KOSOVËLAJME

Abdixhiku: Sekti i VV-së do të manipulojë votën e diasporës – mërgata s’mashtrohet më

 

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të ndërtojë një sistem të manipulimit të votave, ose siç e quan ai, vjedhje të votave.

Aurora Group

Kjo vjen pas sulmeve të VV-së ndaj partisë që Abdixhiku udhëheq, lidhur me formën e votimit të diasporës pas vendimit të PZAP-it.

Sipas tij, VV po shfaq panik, pasi siç thotë ai, mërgata nuk mashtrohet më.

“Mërgata nuk mashtrohet më. Mërgata nuk blihet. Mërgata po ndryshon. Mashtrimet e propagandat nuk kalojnë më! Jo më ndaj këtij vendi. Jo më në emër të mërgatës. Jo më ndaj demokracisë. Kosova po zgjohet. Mërgata po rikthehet. E paniku i tyre është shenja e parë e humbjes së që i pret”, ka shkruar i pari i LDK-së.

“Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vet fletëvotimet. T’i mbushin vet. T’i manipulojnë votat vet. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”, tha ai.

Active