
KRM “Uniteti” dhe Komuna e Mitrovicës sot kanë nënshkruar marrëveshjen për shërbime në fshirje dhe larje të rrugëve dhe largimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Mitrovicës, shkruan Mitropol.
Kështu ka bërë të ditur KRM “Uniteti”, të cilët kanë thënë se janë përcaktuar obligimet për kryerjen e të gjitha shërbimeve të pastrimit publik, përfshirë mirëmbajtjen e hapësirave publike, larjen dhe fshirjen e rrugëve, si dhe largimin e deponive ilegale në gjithë territorin e komunës.
“Menjëherë pas finalizimit të marrëveshjes, ekipet e KRM “Uniteti” kanë dalë në terren dhe kanë filluar zbatimin e detyrave të parapara.”, thuhet tutje.






