Premium Store
KOSOVËLAJME

Kurteshi zbulon hapur Vetëvendosjen: E kemi caktu 28 dhjetorin, sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për VV

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka pranuar në një mënyrë se data 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme u caktua nga partia pjesë e së cilës është ai.

Këtë deklarata, ai e bëri gjatë një replike që pati me anëtarin e Partisë Demokratike të Kosovës pranë KQZ-së, Ilir Gashi në mbledhjen e sotme të të këtij Komisioni.

Active 1

“Na, Vetëvendosja e kemi caktu 28 dhjetorin, sepse kemi mendu që vijnë mërgimtarët, sepse mërgimtarët me shumicë votojnë për Vetëvendosjen”, deklaroi Kurteshi

“Na s’kemi vendos, as unë, as ti, për 28 dhjetorin. Atë guri e ka qitë dikush tjetër, e ka vendos”, shtoi ai

Active 1