
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka bërë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë intervenime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në:
Rrugën “Hetem Voca”
Rrugën “Shaqir Avdiu”
Rrugën “Hodo Sokoli”
Rrugën “Shpëtimi”
Fshatin Tunel i Parë
Ndërsa ndërhyrjet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në:
Rrugën “Filipa Vishnjiqa”
Rrugën “2 Korriku”
Rrugën “Ukshin Kovaqica”
Rrugën “Fahri Aliu”
Rrugën “Ehat Prekazi”
Rrugën “Faruk Spahija”
Fshatin Vërnicë
KRU Mitrovica njofton se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.
Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe u bën thirrje që të marrin masat e nevojshme deri në përfundimin e intervenimeve.







