
Një rast i vjedhjes së rëndë është zbardhur nga Policia e Kosovës në Vushtrri, ku dy persona janë identifikuar dhe arrestuar si të dyshuar për vjedhje në një market gjatë orëve të hershme të mëngjesit, njofton Mitropol.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 18.11.2025, rreth orës 04:06, kur dy persona dyshohet se kanë hyrë me forcë në një market lokal dhe prej aty kanë arritur të marrin cigare të llojeve të ndryshme.
Njësitet policore kanë arritur t’i identifikojnë autorët përmes kamerave të sigurisë dhe informacioneve operative në terren. Të dyshuarit janë arrestuar.
Me vendim të prokurorit, pas procedurës së intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nën dyshimin për “Vjedhje të rëndë”./Mitropol/







